Lajme
Vidhen dokumente me të dhëna të vaksinës kundër COVID-19 në Pfizer
Pfizer ka ngritur padi kundër një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur “numër të madh” të dokumenteve të besueshme, përfshirë edhe ato lidhur me vaksinën kundër koronavirusit.
Në padinë e deponuar të martën në gjykatën e San Diegos, Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga datoteka pa pasur miratim dhe duke i futur ato në kompjuterin personal (lap-top).
“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që zonja Li kundërligjshëm i ka marrë, Pfizer duhet të japë leje për një gjë të tillë kur bëhet fjalë për dokumente konfidenciale”, thuhet në kumtesën e kompanisë amerikane.
Materialet e vjedhura përfshijnë “doracakun” nga 24 shtatori, që përmban vlerësime të brendshme dhe rekomandime për vaksinën kundër coronavirusit nga Pfizer dhe BioNtech, si dhe për marrëdhëniet me partnerin gjerman për vaksinë, e për lidhjet me antitrupat sa i përket sëmundjes së kancerit.
Nga kompania Pfizer është thënë që Li që ishte asistente e drejtorit për statistikë, në shumë raste ka tentuar të mbulojë gjurmët e asaj çfarë kishte bërë. Gjithashtu thuhet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet sesi kishte arritur t’i marrë dokumentet dhe pse e kishte bërë një gjë të tillë – duke mos harruar edhe çështjen që sipas tyre po i brengos shumë – ku gjenden ato dokumente tani?
Li ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vjet, por që së fundmi kishte marrë një ofertë për punë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni që për fokus ka shërimin e sëmundjes së kancerit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












