Lajme
Viktima e 10-të nga rriqrat
Viktima është një grua 33 vjeçe nga fshati Pagarushë e Komunës së Malishevës. Vdekja nga pickimi i rriqrave po merr përmasa shqetësuese në Kosovë
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë ka vdekur edhe një grua 33 vjeçare nga pickimi i rriqrave të infektuara, duke e çuar në 10 numrin e vdekjeve nga ethet hemorragjike. Viktima është nga fshati Pagarushë e Komunës së Malishevës.
“Ekipi mjekësor i Klinikës Infektive i QKUK-së, ka bërë të gjitha përpjekjet profesionale për të shpëtuar jetën e 33 vjeçares, cila dje u konfirmua me the hemorragjike”, ka thënë infektologia Lendia Ajazi
Hemorragjia ndaj viktimës, sipas saj, ishte zhvilluar me shpejtësi të madhe dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informatave nga QKUK, aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë, po trajtohet edhe një pacient me ethe hemorragjike dhe dy të tjerë të dyshuar, por gjendja e të cilëve vlerësohet të jetë stabile, raporton RTK.
Ndryshe, ethet hemorragjike që po shkaktohen nga pickimi i rriqrave me virusin “Krime Kongo”, deri më tani kanë marrë dhjetë jetë njerëzish, ndërsa rreziku mbetet permanent për qytetarët e rajonit të Malishevës, Klinës e Rahovencit.
Së fundi ka qenë Ministra e Shëndetësisë e cila i ka ndarë 500 mijë euro për t’i spërkatë këto zona
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











