Jeta në Zvicër
Mbledhje e krizës në Romë, merr pjesë edhe ministri i brendshëm i Zvicrës
Në takim morën pjesë ministrat e brendshëm nga Zvicra, Gjermania, Franca, Austri dhe Kroacia. Mbyllja e kufijve "do të ishte një gabim dhe akt joproporcional"
Megjithë përhapjen e gjerë të koronavirusit në Itali, kufijtë me vendet fqinje do të mbeten të hapura për momentin. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm italian Roberto Speranza të martën pas një takimi krize në Romë, shkruan srf.ch.
Në takim kanë marrë pjesë homologët e tij nga Zvicra, Gjermania, Franca, Austri dhe Kroacia, transmeton albinfo.ch. Mbyllja e kufijve “do të ishte një gabim dhe akt joproporcional”, ka thënë Speranza.
Italia aktualisht është duke luftuar burimin më të madh të infeksionit në Evropë. Deri të martën, ishin regjistruar më shumë se 280 infeksione me virusin e rigonit korona, dhe dhjetë njerëz të infektuar tashmë kishin vdekur.
Mbledhja e krizës është thirrur në Romë për shkak të këtij zhvillimi alarmant. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm Zviceran, Alain Berset, përcjell albinfo.ch. Përfundimi që doli pas takimit ishte që rasti i koronavirusit tregon sesi detyra të caktuara duhet të zgjidhen së bashku.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










