Jeta në Zvicër
Viktimat e tunelit në Gotthard
Gjatë ndërtimit të tunelit të parë Gotthard janë aksidentuar për vdekje 199 punëtorë, tuneli i ri ka regjistruar 9 aksidente me fatalitet. Me gjithë përmirësimin e sigurisë, ndërtuesit e tunelit, punëtorët, kishin bërë punë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Janë regjistruar disa aksidente fatale në ndërtimin e tunelit hekurudhor 57 kilometra të gjatë Gotthard. Viktima e fundit ishte raportuar më 2010. Një total prej nëntë punëtorësh humbën jetën në këtë tunel. Emrat e tyre do të figurojnë në një pllakë përkujtimore, shkruan Tagestagesanzeiger, përcjell albinfo.ch. Monumenti është paralajmëruar në fund të majit, një ditë para hapjes zyrtare të tunelit hekurudhor, në një rreth të të afërmve dhe kompanive të ndërtimit para portës veriore në Erstfeld.
Krahasuar me ndërtimin e tunelit të parë në Gotthard, më shumë se 130 vjet më parë, përparimet në sigurinë janë të mëdha.
Në tunelet e mëvonshme numri i vdekjeve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme. Rreth 20 km gjatë ndërtimit Simplon Tunnel humbën jetën 67 punëtorë. Segmenti i parë u hap në vitin 1905, i dyti më 1921. Më 1913 përfundoi tuneli në Lötschberg (14,6 kilometra), i cili përsëri mori jetën e 64 punëtorëve.
“Rreziku i aksidenteve është ulur tani nga më shumë se 40 për qind. Nga 400 aksidentet në 229 për 1.000 të punësuar në vit”.
Alptransit Gotthard AG si zhvillues dhe Suva kanë “vënë të gjitha masat e mundshme për të përmirësuar sigurinë në punë”, ka shkruar gazeta Unia.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











