Kosova
Violonçelistja nga Kosova performon në Serbi
Marigona Komoni është nga Gjakova dhe studion në Vienë. Ndryshe nga kolegët e saj, ajo ka filluar vonë me muzikën.
“Më është dashur të punoj shumë për t’ia dalë mbanë dhe në fund jam e kënaqur me rezultatin”, u shpreh ajo.
Këtë vit u bashkua me Balkan Youth Orchestra për herë të parë.
“Gjëja kryesore për të cilën jam këtu është pa dyshim muzika, të fitoj më shumë eksperiencë, të luaj me të tjerët”, u shpreh Marigona, për DW.
Gjatë turit të saj me orkestrën ajo udhëtoi për në Serbi për herë të parë. Kështu, ajo dhe kolegët e saj nga Kosova patën edhe probleme në kufi.
“Nuk kam pasur shumë mundësi të vizitoj qytetin duke qenë se kishim prova dhe arritëm shumë vonë këtu. Patëm probleme në kufi, si shqiptarë të Kosovës. Nuk mund të kalonim kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi kështu na u desh të ktheheshim në Kosovë e të kalonim nga kufiri i Mërdarit. Për ne ishte rrugë e gjatë që të vijmë këtu në Serbi”, tregoi muzikantja e re për DW.
Ajo shton se në këtë orkestër nuk flasin për politikë. Secili ka ardhur me një qëllim, të luaj muzikë dhe të kalojnë kohë me njëri-tjetrin.
“Mendoj që njerëzit që njoha këto, do t’i njoh për një kohë të gjatë”, u shpreh Marigona, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











