Kosova
Vitia bëhet me shtatore të Nënë Terezës dhe me obelisk të Micheline Calmy-Rey
Në qytetin e Vitisë, është bërë përurimi dhe zbulimi i shtatores së Nënës Terezë por, edhe i obeliskut të ish presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Në ceremoninë e zbulimit të tyre, pos kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë marrë pjesë edhe mysafir të shumtë si: – ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly me bashkëshortën e tij, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kosovë, Richard La Vay, komandanti i Kampit Ushtarak në Bondsteel, kolonel Ross Walker dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Husamedin Hoxha nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kosovë si dhe të tjerë.
Më pas është bërë edhe zbulimi i pemës që është mbjellë në Viti, në shenjë respekti dhe nderimi për mbretëreshën tanimë më të ndjerë të Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të.
Ndërkaq pas kësaj ceremonie është mbajtur edhe panairi i produkteve bujqësore në sheshin para shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”- në Viti.
Poashtu, sot për nder të ditëve të Mërgatës, nën organizimin e Zyrës së Kryetarit dhe të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me partnerë të saj, janë shënuar edhe disa aktivitete të tjera si: dyert e hapura të bibliotekës së qytetit për diasporën, aktivitete sportive si dhe do të mbahet një koncert për diasporën por edhe nata finale e festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin Tupanat”.
Gjithashtu, për nder të Ditëve të Mërgatës në Viti, në ditët në vijim pritet të mbahen edhe aktivitete të tjera.
Në përurimin e shtatores së Nënë Terezës kryetari Haliti foli për rëndësinë dhe vlerën që ka ajo për qytetarët vitias.
“Ngritja e shtatores së Nënë Terezës në qytetin e Vitisë, ka një domethënie të veçantë për komunitetin lokal dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ajo simbolizon vlerat e humanizmit dhe solidaritetit që kanë rëndësi thelbësore për të ndërtuar një shoqëri të fortë dhe të bashkuar”, tha ai duke potencuar se kjo shtatore, do të jetë një pikë referimi, si një vend ku do të mblidhen të gjithë ata që janë frymëzuar nga vepra dhe filozofia e Nënë Terezës. Kurse Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën e tij të rastit e quajti popullin shqiptar të privilegjuar në shekullin 20.
“Jemi një popull i madh dhe i privilegjuar prej Zotit në shekullin e 20-të, sepse ai na ka dhënë një nënë dhe na je kemi dhënë një bijë, e kjo nënë nuk është veç e jona por e gjithë botës”, u shpreh Dodë Gjergji duke potencuar se nëse një njeri ka arritur të prek dashurinë, ajo është Nënë Tereza. Ai tha se Nënë Terezë ka pasur forcën e zemrës, butësisë, mirësisë, njerëzisë dhe gatishmërisë për sakrificë dhe forcën për ta ndryshuar zemrën e një njeriu qoftë të pasur, të varfër, si të atij me pushtet por edhe atij që shtrinë dorën për ndihmë.
Ndërkaq, në aktivitetin për zbulimin e obeliskut të Micheline Calmy-Rey, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly tha se ajo fatkeqësisht nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë ngjarje por përmes tij përcjell urimet më të përzemërta për Vitinë dhe Kosovën. Ai gjithashtu tha se shumë kosovarë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe se kjo tani mund të shihet edhe në Kosovë kur shihen vetura me targa Zvicerane.
E kryetari Haliti e cilësoi Calmy-Rey si një figurë e admirueshme dhe një mikesh e shqiptarëve.
“Kur përmendim këtë emër, s’ka si mos të na kujtohet angazhimi i kësaj gruaje e cila që nga ditët e para të konfliktit në Kosovë, ishte e pranishme, duke shfaqur vullnetin e palëkundur për të ndihmuar ata që vuajtën. Ajo organizoi fushata ndërkombëtare për të ngritur ndërgjegjësimin rreth luftës dhe dhunës së përdorura ndaj popullsisë civile në Kosovë. Përmes fjalisë së saj të fuqishme dhe veprimeve konkrete, ajo bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës dhe për zgjidhjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë “, tha kryetari Haliti duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë.
Ndërkaq në aktivitetin për zbulimin e pemës për nderë të mbretëreshës, tanimë më të ndjerë të Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të, ka folur përfaqësuesi i Ambasadës Britanike në Kosovë, z. Richard La Vay, i cili ndër tjerash tha se Ambasada Britanike ka një bashkëpunim shumë të mirë me Vitinë, duke përmendur edhe që në këtë qytet është vendosur kompleksi memorial i gazetarit britanik të rënë në detyrë Kerim Lawton.
Ai tha se kjo pemë është shumë e veçantë pasi që është edhe porosi e Mbretëreshës të mbjellen pemë nëpër botë, duke cilësuar si një dedikim të veçantë për monarkën tani më të ndjerë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?

















