Kosova
Vitia flet për viktimën e 16-të nga COVID 19 në Kosovë
Vitia për viktimën e 16-të nga COVID-19: S’ka fjalë çfarë ndjejmë ne dhe stafi mjekësor që e asistoi gjatë këtyre ditëve
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, reaguar pas vdekjes së 40-vjeçares nga Gjakova, e cila po priste fëmijë.
Vitia tha se komplikimet nga COVID-19 ia pren jetën dhe ëndrrën në mes dhe se në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes dhe miqve, marrim pjesë të gjithë.
Vitia tha se na duhet forcë e disiplinë për të shmangut dhimbjet e tjera dhe se kurrë nuk është mjaft kujdes, por nuk duhet shpërqendruar nga mbrojtja në këtë betejë që hera-herës i kapërcen mundësitë e deritanishme, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot morëm njoftimin e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga Covid-19 ia pren jetën dhe ëndrrën në mes.
Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve!
Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira.
Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera.
Të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë. Jeta ka vlerë sepse ajo e bën të mundur çdo shpresë e çdo projekt.
Kurrë nuk është mjaft kujdesi. Le të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera – herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme.
Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë. Duhet të besojmë realisht që kjo fazë është e përkohshme dhe nuk duhet të rrezikojmë një jetë të tërë nga pakujdesitë në këto pak javë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100









