Kosova
Ministri Vitia kërkon prioritet në zbardhjen e rastit të 26-vjeçarit
Derisa deklarohet se është i gatshëm të japë dorëheqje si akt moral pas kësaj ngjarjeje
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar nga Prokuroria që ta ketë në prioritet rastin e vdekjes së 26-vjeçarit, i cili u hodh dje nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve, ku po qëndronte në karantinë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media tha se vdekja e 26-vjeçarit nga Gjilani ka qenë lajm tragjik për të gjithë.
Ai ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje pas këtij rasti.
Ai ka thënë se si ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit dhe të mos paragjykohet ky rast.
“Kjo fatkeqësi na ka prekur të gjithëve. U bënë rreth dy muaj në këtë atmosferë pandemie, kohë e gjatë në kufizimin e lëvizjes. Por masat kanë qenë të detyrueshme dhe i kemi marrë si të gjitha shtetet e tjera për mbrojtjen e qytetarëve. Dje kur po ndërtonim raportin me të dhënat pozitive që po vinin nga IKSHPK, u njoftuam për këtë ngjarje. Si institucion nuk mund t’i lejomë vetes të flasim për gjera të pavërtetuara, nga ministria e Shëndetësisë do të bëjmë të gjitha veprimet institucionale dhe do të zbardhen të gjitha detajet lidhur me rastin”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se çdo supozim i parakohshëm, është mungesë e përgjegjësisë.
“I bëj thirrje Prokurorisë që ta vendosë në prioritet hetimin e rastit. Çdo supozim i parakohshëm do të ishte mungesë e përgjegjësive. Ne jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tillë ngushëllimet nuk mjaftojë. Të bëhemi të fortë në këto qaste dhe t’u ofrojmë mbështetje atyre që kanë nevojë”, ka thënë ai.
Vitia ka thënë se do të kërkojnë raport nga secili institucion, duke filluar nga ambasada e Kosovës në Gjermani e deri të përgjegjësit në Qendrën e Studentëve.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë














