Lajme
Vitin e kaluar, 45 mijë veta lëshuan Kosovën
Gjatë vitit 2014, 45 333 banorë janë larguar nga Kosova, ndërsa 5 720 kosovarë janë kthyer. Bilanci i migrimit për vitin 2014 ishte -39 613 persona, raporton ASK
Më shumë se 45 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë vitit të kaluar duke imigruar jashtë vendit. Kështu raporton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila të premten publikoi raportin mbi “vlerësimin e popullsisë 2014”. Sipas këtyre statistikave, në vitin 2014 ka më pak kosovarë se sa në vitin 2013.
:Përkundër një shtimi natyror prej 23 922 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 15 687 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2014.
Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2014 (31 dhjetor) vlerësohet të jetë 1 804 944 banorë, krahasuar me vlerësimin e vitit 2013, që ishte 1 820 631 banorë”, thuhet në raport.
Publikimi, sipas ASK-së, ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë (demografinë) në nivel vendi dhe komune. Baza e të dhënave është marrë nga numri i vlerësuar i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2013, lindshmëria, vdekshmëria dhe lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2014.
Shtimi natyror i popullsisë në Kosovë gjatë vitit 2014, sipas kësaj agjencie, ishte 23 922 banorë. Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2014 ishte 32 087 lindje, kurse numri i vdekjeve ishte 8 165.
“Gjatë vitit 2014, 45 333 banorë janë larguar nga Kosova (numri i emigrantëve kosovarë), derisa numri i personave që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë ishte 5 720 banorë. Bilanci i migrimit për vitin 2014 ishte -39 613 persona”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Ndryshe, në këtë publikim, janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i përgjithshëm është 9 466 banorë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












