Shkurt.ch
Viza C, në të ardhmen vetëm për të huajt e integruar mirë!
Kështu ka vendosur Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës në konsultimet e bëra të martën në lidhje me ligjin për të huajt dhe azilin
Leja e përhershme e qëndrimit ose siç njihet gjerësisht “Viza C” në të ardhmen do të jepet vetëm duke e vlerësuar shkallën e integrimit të personit që e kërkon, gjegjësisht plotësimin e kritereve përkatëse. Kështu ka vendosur Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës në konsultimet e bëra të martën në lidhje me ligjin për të huajt dhe azilin.
Këshilli Federal (qeveria) dëshironte që si masë stimuluese të lejojë të drejtën juridike për të kërkuar lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C) për personat e integruar dhe që kanë jetuar dhjetë vjet në Zvicër, shrkaun albinfo.ch duike iu referuar mediave zvicerane. Ndërsa aktualisht sipas rregullit, vizën C e fitojnë personat që plotësojnë këto kritere, pro ata nuk kanë të drejtë që ta kërkojnë atë me mjete juridike.
Mirëpo, si Dhoma Nacionale (125 kundër 65 votave) ashtu dhe ajo e Kantoneve e kanë hedhur poshtë qëndrimin e Këshillit Federal që të automatizohet e drejta për të përdorur mjete juridike për vizën C.
Partitë e Majta si SP/PS, Partia e Gjelbër po edhe Liberalët e Gjelbër nuk ia kanë dalë të fitojnüe shumicën me argumentimin e tyre pro automatizmit.
Në konsulta është kërkuar po ashtu që edhe gjatë ndarjes së Lejes së Qëndrimit të Përkohshëm (Viza B) autoritetet kantonale të kenë pafrasysh përmbushjen e kritereve të integrimit, përcjell albinfo.ch. Ato (kantonet) munden madje që dhënien e vizës ta kushtëzojnë edhe me një “Marrëveshje për Integrim” në rastet kur e shohin të nevojshme. Në rast se i huaji nuk i përmbahet marrëveshjes, ai mund edhe të sanksionohet.
Rreth kësaj kishin kundërshtime të Gjelbrit dhe SVP/UDC. Por kundërshtimet e tyre vinin nga motive diametralisht të ndryshme: Përderisa të Gjelbrit kishin vërejtje se kriteri për një vizë B po bëhej shumë i ashpër, SVP argumentonte se ata që kanë problem t`i përshtaten jetës së këtushme, duhet të dëbohen nga Zvicra.
Parlamenti ka votuar edhe në favor të ashpërsimit në rastet e anulimit të lejes së qëndrimit të përhershëm (vizës C). Në të ardhmen viza C mund t`i hiqet të huajit edhe kur t`a ketë atë në posedim prej më shumë se 15 vitesh, për rastet kur shkel sigurinë dhe rendin publik, apo merr ndihma sociale në mënyrë të vazhdueshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












