Lajme
Vizita e Ramës në Beograd, rast i mirë për t’u shpjeguar se kush i shërbeu krimit
Mbrëmë, në lajmet qendrore të orës 19.30 të Televizionit kombëtar të Zvicrës Romane (RTS) ishte i ftuar special deputeti i Parlamentit zviceran, Ueli Leuenberger, themeluesi i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, i cili iu përgjigj pyetjeve lidhur me ndeshjen futbollistike të dështuar Shqipëri-Serbi
RTS: Ueli Leuenberger, themelues i Universitit Popullor Shqiptar në Gjenevë na e shpegoni domethënien e këtij flamuri që hedhi zjarr në barot: Autochtone: do të thotë se shqiptarët janë të parët në këto territore?
Ueli Leuenberger: Kjo hartë përfaqëson territoret e populluara nga shqiptarët etnik dhe hapësirën kulturore shqiptare, ata janë shqiptarë autoktone, pasardhësit e ilirëve në këtë rajon.
RTS: Sipas kësaj kjo hartë shpjegon se një pjesë e shqiptarëve janë të pranishme në Shqipëri, Kosovë dhe poashtu në Serbinë jugore?
Ueli Leuenberger: Pavarësia e Shqipërisë ka ndodhë më 1912, por pavarësisht premtimeve se shteti shqiptar do të ishte unik, gjysma e shqiptarëve të atij shteti që shpalli pavarësinë, e që sot ka një popullsi prej 3 milion banorësh, të tjerët mbetën të vendosur në vende të ndryshme si në Kosovën e sotme, pastaj në jug të Serbisë, Maqedoni dhe një pjesë e vogël në Malit të Zi.
RTS: Shpirtrat janë shumë të nxehtë dhe ato po shprehen edhe në rrjetet sociale si dhuna brutale extreme mes komuniteteve, duke përfshirë edhe Zvicrën, ku janë të egziluar si ata nga komuniteti shqiptar si ata nga komuniteti serb, dhe se ende, për shembull, është një pengesë e fortë, çështja e njohjes së Kosovës atje është e hapur?
Ueli Leuenberger: Ashtu është. Kjo ngjarje ndodhi një javë para shkuarjes të Kryeministrit të Shqipërisë, shkuarjes për herë të parë të një personaliteti shqiptar në Beograd, pas 67 vitesh. Ky është edhe një rast i mirë që aty të shpjegohet se kush i shërbeu krimit dhe kush bëri provokim.
RTS: Atje ende ka shumë njerëz të pagjetur gjatë luftës, ka ende urrejte dhe plagët janë të mëdha…
Ueli Leuenberger: Ashtu është. Kjo është edhe një barrë shumë e rëndë. Ndërsa Serbia ende nuk ka njohjur Kosovën, dhe është krejt e vërtetë se plagët e luftërave të viteve ’90, janë jashtëzakonisht të thella.
RTS: Faleminderit Ueli Leuenberger.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













