Kosova
“Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje”
Vizitat e shpeshtuara të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Kosovë dhe vizitat e fundit të diplomatëve të Kosovës në këtë shtet, analisti politik Fidan Ukaj i sheh si sinjale të qarta për mundësinë e njohjes së shpejti të shtetit të Kosovës nga shteti helen, përcjell albinfo.ch.
Ukaj tha se edhe marrëveshja e cila pritet që të nënshkruhet më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër mund të jetë vendimtare që shteti grek ta njohë Kosovën.
Greqia, e cila edhe më parë ka qenë më “miqësore” me Kosovën, duke pranuar edhe pasaportat, mund të hapë rrugën për njohje edhe nga shtete të tjera mosnjohëse.
Prej tyre, Spanja konsiderohet si kundërshtuesja më e madhe e realitetit të krijuar pas 17 shkurtit 2008.
“Në fakt, vizitat e shpeshta të diplomatit grek në Kosovë janë sinjale të mira se shteti grek mund të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se edhe marrëveshja finale për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i 18 marsit mund të jenë definitiev për lëvizjen e Greqisë drejt njohjes. Mendoj se pas njohjes eventuale që mund të vijë nga shteti grek, mund të kemi lëvizje edhe të tjera nga shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian”, tha ai.
“Në këtë formë thyhet ajo bllokada e mëhershme e mosnjohjeve të Kosovës qoftë nga pesëshja e BE-së, por edhe nga vendet të tjera, të cilat kanë hezituar ta njohin pavarësinë e Kosovës, duke pritur një normalizim të raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë”, tha Ukaj.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












