Shkurt.ch
Vizitorja refuzon të dalë nga burgu: Policët detyrohen ta nxjerrin me dhunë!
Një grua nga kantoni Thurgau, e cila në burg kishte hyrë vetëm si vizitore, kishte kundërshtuar fuqishëm të dilte nga ndërtesa e burgut. Pasi që ajo madje ka ofruar rezistencë ndaj policëve, ata janë detyruar ta nxjerrin jashtë me dhunë
Zakonisht ndodh e kundërta: ata që janë brenda në burg, bëjnë gjithçka që të dalin nga aty. Por, një grua nga kantoni Thurgau, e cila në burg kishte hyrë vetëm si vizitore, kishte kundërshtuar fuqishëm të dilte nga ndërtesa e burgut. Pasi që ajo madje ka ofruar rezistencë ndaj policëve, ata janë detyruar ta nxjerrin jashtë me dhunë.
Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, vizitorja në fjalë, edhe pas nxjerrjes së dhunshme ka bërë përpjekje të hynte sërish në ndërtesën e burgut, transmeton albinfo.ch tekstin e një vendimi gjyqësor të Gjykatës Federale të Zvicrës.
Pas kësaj, atë e kanë larguar policët sërish dhe e kanë shoqëruar deri te makina e saj.
Por, zvicerania nuk e ka lënë punën me kaq. Ajo ka paditur policët për cënim të lirisë dhe për detyrim. Gjykata e Lartë e Kantonit në gjykimin e saj ka konstatuar se është e vërtetë që veprat penale cënim i lirisë dhe detyrimi në këtë rast janë evidente. Por gjykata ka ndërprerë procesin gjyqësor kundër policëve për faktin se sjellja e tyre ka qenë e justifikueshme. Kjo për faktin se gruaja në fjalë kishte bërë dy herë radhazi shkelje të rendit shtëpiak.
Mirëpo, rrëfimi nuk përfundon këtu: gruaja e përmendur ka ushtruar ankesë në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës. Kjo e fundit ka hedhur poshtë ankesën e të përmendurës, transmeton albinfo.ch. Ajo nuk ka të drejtë në pretendimin e saj për cënim të lirisë dhe Gjykata Federale e detyron të paguajë shpenzimet gjqësore prej 3000 frangash.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











