Lajme
Vjena, konferencë me ministrat ballkanikë për krizën e refugjatëve
Kriza e refugjatëve që ka prekur me të madhe Austrinë, ka shtyrë këtë vend që të ndërmarrë masa më efektive për t`u ndeshur me të. Ndër to është edhe konferenca që qeveria austriake ka thirrur me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temën si të ndalet fluksi i refugjatëve. Takimi po mbahet një ditë para atij të vendeve të BE-së, që do t`i kushtohet po kësaj çështjeje, shkruan dpa.de.
Me këtë rast austriakët kanë pasur parasysh vendet ballkanike si vende nëpër të cilat kalon rruga e refugjatëve që ia mësyjnë Austrisë dhe më pastaj Gjermanisë e vendeve tjera perëndimore.
“Austria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë më ngusht për të reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur numrin e refugjatëve npër rrugën ballkanike”, ka thënë ministrja e brendshme Johanna Mikl-Leitner në hapje të takimit me ministrat e vendeve të përmendura që po mbahet sot, transmeton albinfo.ch.
Në takim janë ftuar ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të nëntë vendeve, në mesin e të cilëve, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë.
Greqia si vend i regjionit dhe si shtet anëtar i BE-së nuk është ftuar në këtë takim, prandaj ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të organizatorit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














