Fun
Vjena,1.5 milion euro në stolisje për festat e fundvitit
Kryeqyteti austriak, Vjena ka filluar të marrë pamje festive. Stolisja e qytetit në prag të festave të fundvitit po bëhet dita ditës. Më 27 nëntor, 35 rrugët kryesore të Vjenës do të marrin pamje krejt tjetër dhe do të ndizen të gjitha dritat.
Gjatë këtij viti, Vjena ka parashikuar të vendosë 190 kilometra kablo, deri 400 kilogramë llambadarë si dhe 3.2 milionë drita. Për herë të parë do të ndriçohet edhe rruga “Ringstrasse”, 5,2 kilometra e gjatë.
Sipas Walter Ruck, kryetar i Odës Ekonomike të Vjenës, kjo po bëhet për shkak se Vjena gjendet në top 10-shen e qyteteve më të preferuara botërore. Në përgjithësi sipas tij, investimi do të bëhet nga qyteti dhe bizneset. Gjithsej shpenzimet do të kapin shumën prej rreth 1.5 milion eurove.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër Ortekët në Zvicër kanë marrë tre jetë gjatë fundjavës së Pashkëve. Një alpinist, një snowboarder dhe... -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje











