Kosova
Vjenë: Mësues dhe nxënës festojnë Ditën e Flamurit
Jemi në prag të Festës së 28 Nëntor, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shumë mërgimtarë, shoqata e shkolla, organizojnë aktivitete të ndryshme për këtë festë, transmeton albinfo.at.
Në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Vjenë u organizua mbrëmje tematike “orë letrare me nxënës dhe mësues për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit”.
Morën pjesë mësuesit e Shoqatës “Naim Frashëri”, prindër dhe mbi të gjitha nxënës që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në Austri, si në sistemin e shkollave shtetërore, ashtu edhe jashtë tij. Pas përshëndetjeve të rastit nga Ambasadori Roland Bimo, si mikpritës i aktivitetitit dhe Kryetares së Shoqatës “Naim Frashëri”, znj. Miradije Berisha, pjesëmarrrësit në këtë aktivitet ndoqën me interes dhe kënaqësi recitimet e nxënësve Edon Cekaj e Anuar Asipi, të drejtur nga mësuese znj. Antigone Elshani, nxënësit Anna Maria Koçi, Leandra Gjonej e Albanot Kuçi nën drejtimin e mësuese Ina Arapi, Adea Zenelaj dhe Jon Bacalliu, të udhëhequr nga mësuesi Ibrahim Hasani. Më tej programi vazhdoi me recitimet e nxënësve të znj. Miradije Berisha, Vjosa e Anisa Shala dhe lojën në violinë të Dora Alihajdaraj.
Mësuesi Osman Ademi, aktivist i dalluar i Shoqatës “Naim Frashëri” dhe komunitetit shqiptar në Austri udhëhoqi në këtë aktivitet nxënësit Adrian Ademaj, Anika Kodra, Fatlind Ademi, Ejona Rugova e Ilire Qestaj.
Ambasadori R. Bimo falënderoi mësuesit për përkushtimin e tyre të veçantë, si dhe aftësinë për të sjellë gjithnjë e më shumë pranë fëmijëve vizionin e përbashkët për dobinë e gjuhës shqipe, jo vetëm për të ruajtur traditën, por edhe në shërbim të së ardhmes për fëmijët shqiptarë në diasporë.
Ambasada falënderon Shoqatën e Mësuesve për përgatitjen serioze të aktivitetit, si dhe nxënësit për emocionet e veçanta që dhuruan.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











