Lajme
Vjenë: Nga 1 tetori rregulla të rrepta ndaj Covid -19
Nga dje(1 tetor), në Vjenë do të aplikohen përsëri rregulla të rrepta ndaj koronavirusit
Në shumë vende tani do të kërkohet rregulli “2-G” dhe jo si më parë “3-G”. Kjo nënkupton se tash e tutje në këto vende mund të hynë vetëm personat e vaksinuar apo të shëruar. Ky rregull vlen për gastronominë e natës dhe eventet me më shumë se 500 persona. Në disa lokale të tjera afariste që nuk bëjnë pjesë në gastronominë e natës do të aplikohet rregulli “2.5 –G”. Që do të thotë, vetëm për personat e vaksinuar, të shëruar apo të testuar me PCR negativ dhe jo më i vjetër se 48 orë.
“Unë jam i bindur që ne së bashku do të menaxhojmë këto metrat e fundit të cilat janë të rëndësishme në rrugën tonë të përbashkët për të dalë nga pandemia. Unë jam duke llogaritur shumë në bashkëpunimin shoqëror dhe në respektin e ndërsjellët që e kemi në Vjenë, që na bën ne si një qytet kaq të jashtëzakonshëm, “ka shkruar në murin e tij në “Facebook”, kryetari i Vjenës, Michael Ludwig.
Maskat FFP2 vazhdojnë të aplikohen në:
- Transportin publik
- Në entet zyrtare të qytetit të Vjenës
- Në të gjitha dyqanet tregtare
- Në spitale dhe shtëpitë e kujdesit(Shtëpi të pleqve, etj)
- Në Biblioteka, librari dhe arkiva
- Në institucionet kulturore, si: muze, etj.
3-G aplikohet në:
- Vizitat në shkolla: (Testi antigjen mund të përdoret jo më i vjetër se 48 orë, dhe PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë) E njëjta vlen edhe për fëmijët prej moshës 6-12 vjeç, ndërsa fëmijët nën moshën 6 vjeçë, nuk iu kërkohet asnjë lloj testi.
2.5-G aplikohet në:
- Shërbimet e mirëmbajtës së trupit(Sallonet e flokëve, studio ondulimi etj)
- Në kafene, restorante etj.
- Studio fitnesi
- Ngjarjet kulturore dhe sportive mbi 25 persona
- Në spitale dhe shtëpitë e kujdesit(Shtëpi të pleqve, etj).
2-G aplikohet në:
- Në klubet e natës, diskoteka dhe bare
- Në evente me mbi 500 persona
Duhet theksuar se hyrja në supermarkete dhe shitore të tjera vazhdon të kërkohet vetëm bartja e maskës FFP2.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













