Lajme
Vjenë: Sot Presidentja Osmani takohet me kancelarin Kurz
Ditën e dytë të vizitës, ndër takime të shumta me zyrtarë austriakë, më i rëndësishmi i Presidentes Osmani është me kancelarin austriak, Sebastian Kurz
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Austri është pritur me nderime shtetërore. Gjatë ditës së martë, takimin e parë në Vjenë Presidentja Osmani e ka realizuar me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, shkruan albinfo.at.
Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë përmendur marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve dhe njëherësh kanë shprehur gatishmërinë për avancimin e tyre. Me këtë rast, Presidentja Osmani falënderoi përzemërsisht Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e Austrisë për Kosovën që nga njohja e pavarësisë e deri në ballafaqimin me pandeminë.
Në anën tjetër, edhe Presidenti Van der Bellen ka theksuar se Austria ka qenë dhe do të jetë një shtet mik dhe në mbështetje të Kosovës.
Pas këtij takimi, Presidentja Osmani ka vazhduar agjendën e saj me takime të tjera me zyrtarë austriakë. Zonja Osmani ka pasur një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë dhe kryetarin e saj, eurodeputetin Lukas Mandl. Po ashtu kreu i shtetit të Kosovës ka mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Ndërkohë në ditën e dytë të vizitës, ndër takime të shumta, më i rëndësishmi i zonjës Osmani është me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Sipas ots.at, takimi mes Presidentes Osmani dhe kancelarit austriak, Sebastian Kurz, do të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në zyrët e kancelarisë austriake, transmeton albinfo.at.
Më pas, në orën 18:00 Presidentja Osmani do të këtë edhe një takim me një grup bashkatdhetarësh, ku më këtë rast do të përmbyllë edhe vizitën dyditore në shtetin austriak.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












