Kosova
Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën
Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të Presidentes së Kosovës.
Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka parakaluar pranë gardës së FSK-së, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Gjatë ditës janë paraparë disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para












