Sport
Vlera e futbollistëve kuqezi
Pas Gjermanisë, në vendin e dytë si përfaqësuesja më e shtrenjtë është Spanja, me 557.5 milionë euro, më pas klasifikohen Belgjika, Franca, Anglia dhe Portugalia
Futbollistët e kombëtares shqiptare vlejnë 40.88 milionë euro në tregun e transferimeve. Portali “Transfermarkt” ka përpiluar një listë për vlerën e 552 futbollistëve të skuadrave pjesëmarrëse të Evropianit të Francës, ku Shqipëria ndodhet në vendin e 22-të në këtë klasifikim, shkruan albinfo.ch.
Gjermania është skuadra që ka në përbërje futbollistët me vlerën më të madhe në merkato, plot 562 milionë euro, ndërkohë që në total, vlera e të gjithë lojtarëve arrin në 4.9 miliardë euro, duke bërë që ky Europian të jetë kompeticioni i tretë më i shtrenjtë pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, por në këto dy të fundit marrin pjesë edhe futbollistë të tjerë që nuk janë pjesë e këtij aktiviteti.
Pas Gjermanisë, në vendin e dytë si përfaqësuesja më e shtrenjtë është Spanja, me 557.5 milionë euro, më pas klasifikohen Belgjika, Franca, Anglia dhe Portugalia.
Përsa i përket futbollistëve, te kombëtarja shqiptare futbollisti më i shtrenjtë është Elseid Hysaj. Sipas “Transfermarkt”, mbrojtësi 22-vjeçar që aktivizohet me Napolin në Serie A ka një vlerë prej 9 milionë eurosh.
Ndërsa futbollisti më i shtrenjtë është padyshim Cristiano Ronaldo, me një vlerë prej 110 milionë eurosh, i ndjekur nga uellsiani Gareth Bale me 80 milionë, ndërsa në vendin e tretë është sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller me 75 milionë euro. Më pas vijnë Robert Lewandowski dhe Eden Hazard, të dy me një vlerë prej 70 milionë eurosh secili.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












