Lajme

Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit dhe përfitimet e tij

Pa dyshim se kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është një perime e jashtëzakonshme, e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale, përcjell albinfo.ch.

Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë, edhe kungulli është  i pasur me vitaminë A dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta, sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.

Nese konsumojmë kungull, përfitojme rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.

Kungulli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare: Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarktit, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.

Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene që përmban kjo perime fantastike, janë të rëndësishme për shëndetin e syve dhe ndihmojne për të luftuar radikalet e lira.

Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie, i pasur me antioksidantë, gjithashtu ështe mjaft i mirë për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj. /