Shëndetësi
Vlerat ushqyese që i marrim nga portokallet dhe mandarinat
Përveç higjienës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virueseve, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.
Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh. Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.
Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë, e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e viruseve, gripit dhe të ftohurës.
Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë pa dyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.
Cilat janë agrumet më të mira për shëndetin?
Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.
Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:
53 kalori,
13.3 gramë karbohidrate,
1.8 gramë fibër,
0.8 gramë proteinë,
0.3 gramë yndyra,
14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
4 për qind të dozës së rekomanduar ditore të folatit
5 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:
47 kalori
11.7 gramë karbohidrate,
2.4 gramë fibër,
0.9 gramë proteina,
0.1 gramë yndyra,
4 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
89 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
8 për qind të dozës së rekomanduar ditore të folatit,
5 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme, rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave, por përmbajnë më pak vitaminë A. Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër viruseve. Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.
Ekspertët sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C, por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak. Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026










