Lajme
Vlerat ushqyese të 100 gramë luleshtrydheve, ja çfarë përfitojmë
Të ëmblat luleshtrydhe janë kudo. Ky është një fakt shumë i rrallë në botanikë; luleshtrydhet kanë origjinë në të njëjtën kohë nga Azia, Evropa dhe Amerika. 3 000 vjet më parë, romakët i kultivonin luleshtrydhet në kopshtin e tyre, por vetëm në shekullin e 15-të ato u kthyen në një frutë tregtie në Evropë.
Çfarë përmbajnë luleshtrydhet?
Një filxhan me luleshtrydhe të prera në feta përmban vetëm 46 kalori kundrejt vlerave të larta ushqimore.
Nga kjo sasi luleshtrydhesh ne përfto¬jmë 85 mg vitaminë C, 23 mg Kalcium, 19 mg Magnez, 35 mg Fosfor, 220 mg Potasium, 10 mcg Beta-karotinë dhe shumë Vitaminë B.
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovasku¬lare, disa kancerave dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.
Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm tek luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrën e kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj kancerit si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatit dhe kavitetit të gojës.
Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik. Acidi elagjik është përbërësi kryesor i elagjitaninëve, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.
Reçeli i luleshtrydheve mbetet antioksidant. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.
Këshilla praktike
Kërkoni luleshtrydhet me ngjyrë të kuqe të shndritshme. Luleshtrydhet janë më të mira kur sapo janë vjelë dhe humbasin një pjesë të mirë të shijes gjatë kohës së transportit.
Konservimi. Luleshtrydhet nuk mund të mbahen më shumë se 2 – 3 ditë në frigorifer. Është mirë të mos ngjeshen me njëra-tjetrën dhe të lahen përpara se të hahen. Luleshtrydhet nuk duhet të mbahen në ambalazh hermetik, sepse ato duhet të marrin ajër. /LIVING
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj











