Lajme
Vlerat ushqyese të ananasit dhe përfitimet që i sjell shëndetit
Ka një ngjyrë të verdhë, shumë të këndshme, një shije të ëmbël e freskuese dhe ndihmon në hidratim. Bëhet fjalë për ananasin, i cili ka të gjitha cilësitë për të qenë një mik në ditët e nxehta të verës, përcjell albinfo.ch.
Nëse kësaj i shtojmë faktin që favorizon sensin e ngopjes me pak kalori dhe që kontribuon në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar kështu fryrjet dhe celulitin, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë në dietën tonë të përditshme.
Ananasi kultivohet kryesisht në vendet e Amerikës jugore dhe i përket familjes Bromeliaceae, me origjinë nga Amerika jugore, Tailanda dhe Filipinet. Sot është e thjeshtë të gjesh ananas në çdo stinë në dyqane dhe markete.
Për të shijuar përfitimet e kësaj frute, duhet të konsumohet i freskët, pasi trajtimet dhe përpunimet të cilave i nënshtrohet kur futet nëpër kuti, mund të shkatërrojnë cilësitë ushqyese dhe kurative që përmban. Mbi të gjitha, frutës së konservuar i shtohet edhe sheqer, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme kaloritë.
Vlerat ushqyese: Ananasi ka shumë vlera ushqyese. Ai është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit. Edhe pse është i ëmbël, fruta përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gramë), ndaj është shumë i përshtatshëm edhe për dietat me pak kalori.
Është shumë i pasur me ujë dhe ka karbohidratet në formën e sheqerit, sidomos glukozë, sakarozë dhe fruktozë. Ananasi është i varfër me fibra, ndërkohë që është një burim i vërtetë i vitaminës C dhe potasiumit e magnezit. Ai është i pasur me bromelina, një bashkim enzimash që kryejnë një funksion të rëndësishëm tretjeje dhe stimulojnë metabolizmin.
Për bukurinë: Ananasi ka cilësi të mira kundër rrudhave dhe shpesh përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar cilësitë hidratuese dhe zbutëse në përgatitjet për produktet që zbusin dhe pastrojnë lëkurën.
Cilësia më e njohur e ananasit është fakti që është antiinflamator dhe falë bromelinës, eviton grumbullimin e lëngjeve të tepërta, duke qenë kështu një anti-celulit shumë i mirë dhe gjendet më së shumti në kërcellin e ananasit.
E mira e ananasit: Fruta është shumë e përdorshme për preparate të ndryshme. Mënyra më e mirë për ta shijuar është të konsumohet si frutë më vete ose me një sallatë frutash.
Ai gjithashtu mund të përdoret në mish ose peshk, i shtrydhur apo me kos. Gjithashtu mund të përdoret për të aromatizuar ujin, duke i shtuar ujit ananas dhe ndonjë gjethe menteje. Lihet në frigorifer dhe pastaj konsumohet, shkruan “oranews”.
Disa këshilla: Edhe pse fruta është e pasur me cilësi të dobishme, ka vend për këshilla. Personat që vuajnë nga çrregullimet e veshkave duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e ananasit dhe asnjëherë pa rekomandimin e mjekut. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vuajnë nga mpiksja e gjakut, pasi bromelina shton rrjedhjen e gjakut, ndaj efekti i tij mund t’i ngjajë efektit të ilaçeve dhe bën që të ekspozohesh ndaj hemorragjive.
Duhet pasur kujdes edhe nëse personi që konsumon ananas po merr antibiotikë, pasi bromelina fuqizon përthithjen e amoxicilinës.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran












