Lajme
Vlerat ushqyese të kokosit
Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frutë ekzotike, e pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.
Shumë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.
Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.
Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.
E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalcium, magnezium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.
Mik i dietës: Përvec tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefice.
Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson aciditetin në stomak dhe përmirëson tretjen.
Tung lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pikë energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.
Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.
Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të penetrojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje. Perfekte!
Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm.
I shkëlqyer si trajtim antizbokth, koko, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.
Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.
Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.
I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.
Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.
Këshilla në këto raste?
Aplikojeni pas dushit në lëkurë ende të njomë: do t’ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive










