Shqiperia
Vlora, qyteti i 2 deteve me pamje magjike
Tani më Vlora jo vetëm det dhe plazhe magjepse, por edhe një paketë të plotë turistike
Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë dhe konsiderohet se është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Bregdeti i Vlorës, jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet e virgjëra spektakolare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin, shkruan albinfo.ch.


Photo: @facebook- Vlora Magjike
Qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri si një nga perlat e Jugut.


Photo: @facebook- Vlora Magjike
Plazhe me rërë, gjire të izoluara, ujë kristalor, shkëmbinjë dhe deti që ngjan me Karaibet, Vlora ofron edhe një paketë të plotë turistike nga turizmi historik.


Photo: @facebook- Vlora Magjike
Në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve, artizanëve, qëndistares Marigo, firmëtarëve të pavarësisë. Qendra historike e Vlorës është një diamant në zemër të qytetit që zbulon historinë, transmeton albinfo.ch.



Photo: @facebook- Vlora Magjike
Mund të vizitoni po ashtu Manastirin e Hyjëlindëses në Zvërnec, aty ku mrekullisht takohen cicërimat e zogjve dhe psherëtima e dallgëve, duke krijuar simfoninë unike atë të tingujve mes tokës dhe detit.
Një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin e tij nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.
Duhet theksuar se Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri i ftohtë dhe i lagësht. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












