Futboll
Vojvoda bën testin për Covid-19
Ai mezi e duroi shkopthin e testimit
Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e bëri së fundi testin për koronavirus, si pjesë e protokollit te klubi i tij Standard Liege. Në videon e publikuar nga klubi dhe të shpërndarë nga vetë futbollisti, vërehet se testi nuk ishte aspak i lehtë për kosovarin.
Pas ndërprerjes së futbollit në Evropë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit, Belgjika vendosi të mos i rinisë ndeshjet e kampionatit, duke e shpallur Club Brugge kampion të ri.
Megjithatë, klubi belg Standard Liege tani është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe, për t’ua lejuar stërvitjet e rregullta, ata duhet t’i testojnë vazhdimisht lojtarët, në mënyrë që të mos ketë infektim masiv në skuadër.
Pjesë e kësaj procedure ishte sot edhe mbrojtësi anësor kosovar, Mërgim Vojvoda, i cili, siç shihet në video, nuk e pati aspak të lehtë ta durojë shkopthin e testimit për Covid-19.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













