Autotech
Volkswagen detyrohet të riblejë 335 mijë vetura pas skandalit “dieselgate”
Për të sistemuar rreth 335 mijë modele me naftë të riblera deri më tani (plot 7.4 miliardë dollarë shpenzime ekstra), Volkswagenit i është dashur të marrë me qira 37 zona të stërmëdha parkimi
Pas skandalit të ashtuquajtur “dieselgate”, që shpërtheu në vitin 2015, kolosi gjerman me seli në Wolfsburg u detyrua që të tërhiqte ose riblinte në SHBA automjetet që ishin të pajisura me të ashtuquajturën “pajisje shuarëse”, pikërisht programit kompjuterik që trukonte emetimet e oksidit të nitrogjenit duke aktivizuar filtrat, gjithsesi në fazë testimi.
Volkswagenit i është dhënë afat deri në qershor të vitit 2019 për të përfunduar fushatën e tërheqjes nga tregu apo riblerjes së këtyre automjeteve, në mënyrë që të evitojë sanksione të mëtejshme, por duket se është shumë pranë përmbushjes së urdhrit të dhënë prej autoriteteve, përcjell albinfo.ch.
Për të sistemuar rreth 335 mijë modele me naftë të riblera deri më tani (plot 7.4 miliardë dollarë shpenzime ekstra), Volkswagenit i është dashur të marrë me qira 37 zona të stërmëdha parkimi.
Mes tyre është edhe një stadium i futbollit amerikan, në Detroit, një fabrikë letre të dalë nga funksionimi në Minnesota dhe një pjesë të shkretëtirës kaliforniane në periferitë e qytezës së populluar, Victorville.
Automjetet nuk janë braktisur, gjithsesi, por iu nënshtrohen në mënyrë periodike mirëmbajtjes, thotë Jeannine Ginivan, zëdhënëse e prodhuesit gjerman. Objektivi i tyre mbetet ai i rikthimit në treg të një pjese të mirë të automjeteve, gjithnjë nëse autoritetet amerikane do të autorizojnë se janë respektuar normat e emetimit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













