Kosova
Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE-ja të shkojë në zgjedhje
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me udhëheqësit e vendit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Përmes një konference për media Von Cramon e ka quajtur vizitën gjithëpërfshirëse, ndërsa uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
“Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.
Ajo ka njoftuar se gjatë takimeve në Kosovë ka biseduar për shumë çështje, ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, u shpreh se ka pak progres.
“Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. Kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun mes qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa. Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres”, ka thënë ajo.
Tutje për zgjedhjet në Bashkimin Evropian ajo ka thënë se si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiron të shoh progres para se të shkojnë në kampanjat në zgjedhje, pasi sipas saj Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













