Kosova
Von der Leyen: BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën
Von der Leyen për vendimin për targat: Rregullat duhet të respektohen në çdo shtet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova është në Bashkimin Evropian, ndërkohë që ka siguruar se do ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin drejt integrimit evropian, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh dhe përkushtim në rrugëtimin evropian.
“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”.
Von der Leyen ka theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndërsa ka deklaruar se duhet të bindet Këshilli Evropian.
“Ju kam dëgjuar qartë për aspektin e liberalizimit të vizave dhe dijeni se keni një aleat dhe mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, e di sa e rëndësishme është kjo për ju. I keni përmbushur të gjitha standardet. Ishte vlerësim yni që kjo të bëhet në korrik, tanimë e kemi konfirmuar se i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian. Mund të llogarisni te ne në Komision, sepse ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj”.
Von der Leyen për vendimin për targat tha se rregullat duhet të respektohen në çdo shtet.
“Rregullat janë të qarta duhet të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet”, është shprehur ajo.
“Unë e di se është duke u punuar për t’i gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që janë duke u bërë në kuadër të dialogut”, ka thënë Von der Leyen.
Nga ana tjetër, presidentja nënvizoi se Kosova kërkon mbështetje nga të gjitha struktura e BE-së dhe është e vendosur për rrugën e saj drejt Europës.
“Ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroipiane. Është parakusht për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe vizita juaj është një dëshmi për këtë. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së. Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në çdo indeks demokratik, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër. Ne radhitemi në partë në Europë dhe të dytët në botë sa u përket reformave në sundimin e ligjit”, u shpreh Osmani.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











