Lajme
Von der Leyen: “I duam në BE vendet e Ballkanit Perëndimor”
Mesazhi i Presidentes së KE-së para nisjes së Samitit
Pak para nisjes së samitit Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka dhënë një mesazh.
Von der Leyen tha se vendet e Ballkanit perëndimor i takojnë familjes evropiane.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Presidentja e KE-së.
Kryetarja e Komisionit Evropian ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.
“Ne duam t’u tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












