Kosova
Votohet në parim projektligji për heqjen e homologimit
Kuvendi miratoi plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili i hap rrugë konkurrencës për homologimin e automjeteve
Në seancen e sotëme me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete. Ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të përkrahin plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete. Kusari- Lila tha se ky propozim është për herë të dytë ne Kuvend dhe po bëhet pasi që vetëm një kompani e ka ekskluzivitetin për homologim të automjeteve. “Propozimi ka ardhur për herë të dytë në Kuvend pas mosmbështetje, në këtë legjislaturë kemi marrë iniciativën për të korrigjuar prej vitit 2009, edhe në fillim kur është dhënë është theksuar se një kompanie ky autorizim i ka siguruar ekskluzivitetin në kundërshtim me rregullat e konkurrencës së lirë të tregut”, tha ajo. Sipas saj, projektligji ka kaluar në të gjitha fazat dhe ka vetëm katër nene që përcaktojnë ndryshimet e bëra.
Besian Mustafa, deputet i LDK-së, tha se kjo parti edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit e përkrahin iniciativën për ndryshimin e këtij projektligji. “Kjo rregullon një fushë mjaft të rëndësishmme për sigurinë në trafik dhe mbi të gjitha ul koston financiar dhe barrën administrative që rëndon mbi qytetarët tanë. Andaj kërkojmë që të jetë pjesë e një reforme më thelbësorë në këtë fushë dhe kërkojmë që të përfshihen edhe largimi i monopolit të qendrave të kontrollit teknik dhe akzica e importit”, tha Mustafa.
Kurse, Mërgim Lushtaku nga PDK tha se të bëhet ndryshimi i këtij projektligji në tërësi dhe jo vetëm në disa pika. “Dua të ngre zërin edhe për shumë çështje të tjera dhe ky ligj do të vijë në shqyrtim, por mendoj se jo vetëm çështjen e ngritur nga deputetët duhet ndryshuar, por janë edhe disa pika të tjera për ndryshim”, tha ai. Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se e përkrahin këtë iniciativë. “AAK e mbështet plotësim-ndryshimin e këtij ligji në parim dhe do të japim kontributin tonë”, tha Tahiri.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













