Kosova
Vrasje e rëndë në Kosovë, policia jep detaje
Një person është vrarë gjatë pasdites së sotme në Fushë-Kosovë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë personin, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka dalë me një komunikatë për medie, ku ka sqaruar rrethanat e vrasjes së rëndë në Fushë-Kosovë.
“Rreth orës 16:50 kemi pranuar një informacion për një vrasje, e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë-Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes edhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai.
“Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40-vjeçar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin“.
“Mosha e viktimës është diku rreth 72-vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhje familjare. Nuk mund t’i themi rrethanat dhe nuk mund të flasim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatuar si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t’i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast”.
“Dyshohet se në kryerjen e aktit është përdorur një mjet i mprehtë. Pas hetimeve të plota mund ta dimë sigurt. Informacione të tjera japim pas raporteve të të gjithë konfirmimit të saktë të ngjarjes, për të qenë më korrekt”, përfundoi ai, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













