Lajme
Vreeswijk: Publiciteti në rastin Limaj na ka ndihmuar
Kryeprokurori në largim i EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, pranon se publiciteti që i është krijuar me rastin Limaj, i ka ndihmuar edhe pse ende nuk ka arritur të ngrit aktakuzë.
Ai për mediat kosovare ka theksuar se pas këtij rasti kanë, vizituar ministra e drejtorë të ndryshëm, duke i ofruar video e fotografi për të bëmat e të tjerëve.
Vreeswijk ka deklaruar se është bërë një keqkuptim, për këtë rast.
Ndonëse ka pasur disa herë deklarime publike për këtë rast tash, pak para largimit thotë se asnjëherë nuk ka qenë prokuror në rastin Limaj.
Sipas tij, janë dy prokurorë të tjerë që janë duke punuar në dy raste të ndara për Limajn: për korrupsion dhe krime lufte. “Është në duar të prokurorëve të rasteve që të vendosnin kur do të ngrenë aktakuzat” ka thënë Vreeswijk.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










