Shkurt.ch
Vritet dëshmitari rus i Prokurorisë së Zvicrës
Para tij, edhe tre pjesëtarë tjerë në këtë procedurë janë gjetur të vdekur në rrethana të pasqaruara
Dy javë më parë është gjetur i vdekur një biznesmen rus në pronën e tij në Britaninë e Madhe. Sipas dëshmive të reja, i vdekuri ka qenë një dëshmitar i rëndësishëm në një rast që është duke e ndjekur Prokuroria Federale e Zvicrës.
Siç shkruan gazeta britanike “The Independent”, afaristi 44 vjeçar rus ka qenë i gatshëm të dëshmonte para prokurorisë zvicerane kundër funksionarëve rusë. Këta të fundit thuhet të kenë bërë pastrimin e më shumë se 160 milionë frangave, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme një fondi investimesh.
Mbetet i paqartë shkaktari i vdekjes së afaristit rus. Por, para tij, edhe tre pjesëtarë tjerë në këtë procedurë janë gjetur të vdekur në rrethana të pasqaruara. Për këtë arsye Parlamenti Evropian kishte kërkuar ndërmarrje të masave nga Rusia.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













