Lajme
Vritet polici malazez, dyshohet se u qëllua nga një shtetas i Kosovës
Pjesëtari i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviq (41 vjeç), ka vdekur sonte në spitalin e Risanit, si pasojë plagëve të rënda që mori nga arma e zjarrit në Igallo, nga sulmues të paidentifikuar, por që dyshohet se janë shtetas të Kosovës.
Televizioni publik i Malit të Zi, duke u thirrur në raportin e policisë, njofton se sot rreth orës 14:45, në rrugën ‘Sava Iliq’ në Igallo, gjatë arrestimit të tre personave që nuk posedonin dokumente identifikimi, por që dyshihet se janë shtetas të Kosovës, njëri prej tyre nga arma ka shtënë drejt automjetit të policisë, duke qëlluar me një predhë policin Lekoviq, të cilin e plagosi rëndë.
Mjekët në spitalin e Risanit për disa orë bënë përpjekje t’ia shpëtojnë jetën, por ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, përcjell Telegrafi.
Sulmuesit, dy meshkuj dhe një femër, pas sulmit u larguan në drejtim të panjohur. Mirëpo, ata u ndoqën nga policia dhe u vendos bllokada e qytetit, si dhe një zonë më e gjerë kufitare drejt Kroacisë. Të dyshuarit ishin vendosur në zonën e Sutorina dhe u arrestuan rreth orës 17:00.
Me rastin e arrestimit vjen deri te shkëmbimi i zjarrit, kur burri i moshës rreth 45 vjeç, drejtoi armën kah policia. Me këtë rast sulmuesi u plagos nga policia, kurse dy të tjerët, një burrë rreth 50 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, u arrestuan.
Mediat në Kosovë, duke cituar portale malazeze e serbe, kanë raportuar se tre të dyshuarit ishin shtetas kosovarë, por Policia malazeze thotë se nuk kanë informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe se janë duke zhvilluar aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












