Kosova
Vuçiq arsyetohet për sulmin dhe armatimin në Banjskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të mërkurë para mediave ka arsyetuar futjen e armatimit në Kosovë, e që u përdor nga një grup paramilitar serb për sulmin terrorist ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Thonë se në Banjska ka pasur armë, pushkë, granata dore, raketa. Mirëpo, ata sollën ‘Vuran’, ‘Javelin’, e nuk e di çfarë tjetër. Të gjitha këto i sollën ilegalisht. Ju nuk jeni të interesuar se çfarë po bëjnë të huajt kundër Serbisë, çfarë po bëjnë shqiptarët kundër Serbisë, çfarë po bën Kurti kundër Serbisë. Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, tha Vuçiq.
Vuciqi po ashtu tha se Serbia është duke e shqyrtuar idenë që ta nisë një hetim ndaj shteteve që janë duke e furnizuar FSK-në me armatim.
“Unë po mendoj se si të nis një hetim për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë armatosje – në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli dhe si e shkelën Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe si guxuan ta bëjnë atë”.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi pranimin e kërkesës nga Kosova për blerje të 246 raketave kundër automjeteve të blinduara, “Javelin”.
Për sulmin në veri, Kosova ka akuzuar Beogradin zyrtar se e ka organizuar, ka trajnuar grupin paramilitar dhe e ka armatosur rëndë./Koha.net
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









