Kosova
Vuçiq e pranon që ka dështuar ideja për ndarjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot rreth idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke konfirmuar edhe një herë zmbrapsjen e tij karshi një nisme të tillë që zuri fill në Forumin e Alpbachut në Austri në takimin e përbashkët me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se populli po dëshiron që kufijtë ndërmjet dy shteteve të jenë në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Nëse thotë populli, ashtu do të bëjmë. Ne nuk mund të dalim kundër dëshirave të popullit. Duhet të pajtohemi dhe respektojmë vullnetin e popullit. Por dua t’ua rikujtoj popullit se unë isha për një marrëveshje tjetër “, ka thënë presidenti serb Vuçiq për mediat serbe.
Megjithatë Vuçiq në një formë ka vazhduar të mbrojë idenë e tij, duke thënë se pas 20 vitesh populli do ta vlerësojë atë.
Ai ka folur edhe rreth deklaratave të Komsiç, i cili ka thënë se Republika e Kosovës për Bosnjën është një shtet i pavarur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













