Kosova
Vuçiq: Kosova nuk e ka formuar e vetme ushtrinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Kosova nuk e ka formuar e vetme ushtrinë, por “i kanë ndihmuar të tjerët dhe se tashmë është e ditur se kush u ndihmoi”.
Në një konferencë për medie në Beograd, Vuçiq ka theksuar që pas kërcënimeve disavjeçare është formuar Ushtria e Kosovës dhe sipas tij, “gjithçka që kanë bërë shqiptarët e kanë bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, madje edhe në kundërshtim me Kushtetutën e tyre”.
Vuçiq tha se Serbia ka bërë gjithçka që ka mundur të bëjë për të parandaluar formimin e Ushtrisë së Kosovës, por nuk ia ka arritur qëllimit për shkak se, siç ka thënë ai, “qëllimi i shqiptarëve dhe i aleatëve të tyre ka qenë që ta shkelin Serbinë”, shkrun REL, përcjell albinfo.ch
Megjithatë, ai ka porositur serbët që jetojnë në Kosovë që të jenë të qetë sepse në rast të rrezikimit të tyre, Serbia do t’i mbrojë ata.
“Ndaj çdo tentimi për t’i sulmuar serbët, për t’i shpërngulur, Serbia do të ketë fuqi që t’ju mbrojë. Çdo keqpërdorim i ushtrisë së tyre dhe tentim pë të hyrë aty ku është e ndaluar, bazuar me marrëveshjen që Serbia e ka arritur me NATO-n, pa pëlqimin e banorëve lokal serbë, nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë hyrje të formacioneve të armatosura në veri të Kosovës. Në qoftë se ju sulmojnë, Serbia do ta ketë fuqinë që t’ju mbrojë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar që Serbia tashmë ka dërguar kërkesën për mbajtjen e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në mënyrë të kujdesshme është duke përcjellë gjithçka që po ndodhë në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












