Kosova
Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, “me mijëra vite drite larg”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për Kosovën dhe, sipas tij, situata në të është e vështirë, ndërsa ka shtuar se arritja e marrëveshjes me Kosovën është e zorshme dhe me mijëra vite drite larg, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën taksat, pastaj dëgjuam se të gjithë liderët e Kosovës janë kundër kufizimit dhe ata kështu duan të thonë se politika e tyre është që vetëm e gjithë Kosova mund të jetë e pavarur”, citon rts të ketë thënë Vuçiqi.
Ai ka shtuar se është krenar me popullin serb në Kosovë.
“E kam lutur këtë popull që të mos shkojë në Ushtrinë e Kosovës, sepse qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.
Sipas interpretimit të medieve serbe, Vuçiqi ka theksuar se pas ngjarjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në Prishtinë, Tiranë dhe në botë, por edhe në Beograd, kanë treguar se sa të drejtë ka pasur kur ka thënë se për marrëveshje me Kosovën jemi larg mijëra vite drite.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














