Kosova
Vuçiq: “Nuk i kemi vendosur, por s’i heqim barrikadat”
Vuçiq bie në lajthitje lidhur me deklaratat për vendosjen e barrikadave
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar vazhdimisht se Beogradi dhe qeveria e tij nuk qëndrojnë pas barrikadave në veri të Kosovës, por të mërkurën, një deklaratë e tij e dhënë për mediat e vë këtë në pikëpyetje, përcjell albinfo.ch.
Barrikada u vendosën qe gati dy javë në rrugët kyçe që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, duke shkaktuar tensione të konsiderueshme midis Prishtinës dhe Beogradit.
Të dielën e 11 dhjetorit, një ditë pasi disa serbë lokalë ngritën barrikada dhe bllokuan rrugë në Rudar, Vuçiq bëri thirrje për paqe the shtensionim të situatës.
“U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.
Vuçiq, madje, tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”, shkruan Reporteri.
“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.
Por, të mërkurën ai u tha mediave pas një takimi në Azerbajxhan se barrikadat do të hiqen vetëm nëse plotësohen disa kushte, kushte që janë në përputhje me kërkesat e qeverisë serbe.
“Fillimisht formoni Asociacionin e komunave serbe, pastaj do t’i heqim barrikadat”, u tha Vuçiq gazetarëve në Azerbajxhan, ku qëndroi për vizitë dyditore.
Kushte për heqjen e barrikadave vuri edhe udhëheqësi i të ashtuquajturit Shtabi i Krizave në pjesën veriore të barrikaduar të vendit, Goran Rakiq.
“Nga këtu, prej Rudares, po i jap [Kurtit] një formulë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave. Lironi të gjithë serbët e arrestuar, hiqni të gjitha njësitë policore nga veriu i Kosovës, hiqni listat sekrete dhe çfarëdo liste për vrasjen e serbëve”, ka thënë në një videomesazh Goran Rakiq.
Po ky shtab i ashtuquajtur i krizave bëri thirrje për protestë sot pas kinse “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.
Thirrja, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili foli për afate se kur barrikadat duhet të largohen.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













