Kosova
Vuçiq: Pa ndryshuar rrethanat në botë, nuk ka zgjidhje efektive për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi në Nju-Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë dhe Serbia të mund të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik.
“Sikurse në botën moderne ende nuk ka kurë efektive për kancerin, e njëjta është për problemet tona sa i përket Kosovës. Për të mbajtur gjërat nën kontroll dhe që të jetë e mundur të jetohet – ky është obligimi ynë derisa rrethanat në botë të ndryshojnë, kur ne të jemi në gjendje të paraqesim kërkesa sipas normave të Ligjit ndërkombëtar publik”, tha Vuçiq, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblenë së Kombeve të Bashkuara, Vuçiq i akuzoi shtetet perëndimore se po shkelin normat e OKB-së dhe po shkelin rezolutën 1244 të OKB-së. Ai tha se aktualisht “nuk ka drejtësi për serbët në Kosovë”.
“Kur liderët këtu flasin me pasion për nevojën që Ukraina të jetë e lirë, për respektimin e OKB-së dhe Kartës së saj, rezolutave, unë mendohem se pse ata nuk e respektojnë Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244 kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, deklaroi Vuçiq.
Ai po ashtu tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.
Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiq tha se nuk u respektua Karta e OKB-së, kur NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë.
Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.
Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










