CH-Ballkani
Vuçiq: Për ne është e rëndësishme të tregtojmë me Kosovën
Gjendemi në rrugën qorre, ku na kanë hedhur, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për gjendjen aktuale të dialogut me Kosovën, për të cilin ka shtuar se është ndërprerë për shkak të taksës së vënë ndaj mallrave serbe, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Është e vështirë të shihet dalja nga kjo rrugë qorre, në të cilën jemi gjendur jo me fajin tonë. Jemi të hedhur në një rrugë qorre, e dikush tjetër me kujdes ka vozitur deri këtu”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se kjo masë mund të hiqet vetëm me një presion të madh ndaj Kosovës. Sipas tij, kjo është e mundshme, porse frikohet se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Kështu kemi problem. Edhe ata kanë problem të madh. Për ne është shumë me rëndësi ta ruajmë stabilitetin, të mund të tregojmë me Kosovën dhe me të gjithë të tjerë”, ka përfunduar Vuçiqi.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor














