Lajme
Vuçiq për situatën aktuale në Serbi: Qeveri e re ose zgjedhje të reja
Pas dorëheqjes së djeshme të kryetarit të qeverisë serbe, Millosh Vuçeviq, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq iu drejtua mbrëmë opinionit dhe foli për procedurën e mëtejmë lidhur me krizën qeveritare dhe gjendjen në vend, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ekzistojnë dy opsione: formimi i qeverisë brenda 30 ditësh (nëse arrihet ndonjë marrëveshje) ose shpallja e zgjedhjeve të reja.
“Jam i hapur për të dyja opsionet. Mund të kemi zgjedhje pas 75 ditësh, muaji prill është më i mundshmi. Por, nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka thënë ai, duke shtuar se detyra kryesore e autoriteteve tani është ruajtja e stabilitetit.
Në drejtimin e tij opinionit në Serbi, Vuçiq vlerësoi se gjendja në Serbi është drametike. Ai tha se „në Vojvodinë po dëgjohen ide separatiste, ku kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë“. Mirëpo, presidenti serb shtoi se ai do të shkojë në Vojvodinë dhe do të evitojë këto ide.
Vuçiqi “falënderoi” shqiptarët në Kosovë dhe kroatët në Kroaci, që sipas tij “janë gëzuar shumë që ai (Vuçiqi) është në knockdown pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviq”. Por, ai tha se “do të zgjohet prapë dhe se nuk dorëzohet”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












