Kosova
Vuçiq shmang marrëveshjen, thotë se s’do të zbatojë pikat që lidhen me njohjen e Kosovës
Disa ditë pas takimeve me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se ua ka bërë me dije presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.
Këtë ai e bëri të ditur në një intervistë për mediumin serb “Prva”, duke theksuar se Serbia është në pozicion të vështirë, transmeton albinfo.ch.
“Vendi ynë nuk është në pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Kur flasim për Banjskën, shumë thonë se vdiq një person, por vdiqën katër. Ne jemi gati t’i përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike













