Kosova
Vuçiq pret nënsekretaren amerikane, ankohet për “presionin që po i bëhet Serbisë”
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar nënsekretares së Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Elizabeth Allen, që SHBA-ja ta rrisë angazhimin dhe të përdorë ndikimin për ta ruajtur stabilitetin në rajon, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu ai iu ankua Allenit në takimin që e patën në Beograd edhe për presionin “me të cilin po përballet Serbia dhe serbët”.
“Kam vënë në dukje presionet me të cilat ballafaqohet Serbia dhe serbët dhe kërkova nga SHBA-ja që të rrisë angazhimin dhe të përdorë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram të mërkurën.
Ai ka thënë se kanë biseduar edhe për çështje rajonale dhe gjeopolitike, si dhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.
Alleni do ta vizitojë edhe Kosovën.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













