CH-Ballkani
Vula e Kosovës i del “dardhë me bisht” austriakut në Serbi
Për shkak të vendosjes së vulës së Kosovës në pasaportë, austriaku, Christoph Chochlous nuk u lejua nga autoritetet policore serbe të kaloj nëpër Serbi.
Nga Austria për në Kosovë shtetin serb e kaloi pa asnjë problem. Pa telashe e pati edhe pushimin në Shqipëri ku qëndroj disa ditë. Por kur mori rrugën për të u kthyer nëpër të njëjtën rrugë Christoph Chocholous e pati shumë të vështirë, raporton televizioni “Klan Kosova”, përcjell “albinfo.ch”.
Atij i doli problem me vulën e Republikës së Kosovës të cilën e mori në pasaportë në pikën kufitare në Vermicë. Teksa kalon Kosovën pa ndonjë telashe, kur shkon në pikën tjetër kufitare në Merdarë, policia serbe nuk e lejon të kalon nëpër Serbi.
Kjo situatë e kishte habitur austriakun Christophin, pasi ai më pasaportë austriake mund të lëviz pa asnjë problem në shumë shtete të botës.
Për këtë rast ai ka njoftuar Ambasadën serbe në Austri, por ata i kanë thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë pasi Serbia nuk e njeh Kosovën.
Pastaj austriaku është detyruar që të kthehet në Prishtinë, dhe prej andej të niset për në Maqedoni e pastaj për të kaluar nëpër serbi.
Ndërkohë autoritetet policore kosovare nuk kanë preferuar të komentojnë këtë çështje.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













