Shqiperia

Vlorë: Humb jetën një turist austriak

Mediat shqiptare shkruajnë se një turist 76-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një sulmi kardiak, përcjell albinfo.ch.

Policia njofton se austriaku ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës.

Më 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës, shtetasi i huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.