Lajme
Vulat RKS “anulohen” nga policia serbe
Të gjithë udhëtarëve që në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës, autoritetet serbe u kanë vendosur vulën “ponishteno” -anulohet Autoritete kufitare serbe vazhdojnë të mos i implementojnë marrëveshjet që janë realizuar me Prishtinë në Bruksel. Edhe pse pjesërisht është konsideruar e realizuar, marrëveshja për vulat doganore sërish ka hasur në pengesa. Ishin qytetarët e Maqedonisë ata që kanë pësuar në kufirin “Tabanoc” ndërmjet Preshevës dhe Kumanovës.
Siç raporton agjencia INA, në vendkalimin kufitar Tabanoc të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe u kanë vendosur vulën “ponishteno” (anulohet).
“Në kohën kur po flitet për mini shengenin ballkanik, lëvizjen e lirë të personave sipas modelit të vendeve të Bashkimit Evropian, Serbia po vendos barriera të reja duke u shfaqur sërish me atë mentalitetin e viteve të 90-ta kur shqiptarët maltretoheshin nëpër kufijtë e këtij shteti”, citon INA një qytetarë me inicialet B.XH.
Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë kanë reaguar kundër vendosjes së vulave të Republikës së Kosovës në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. At kanë shfaqë brengën se këto vula RKS mund t’i indinjojnë autoritete serbe gjatë kalimit të tyre nëpër Serbi për të ikur në BE.
Ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë ekziston një diskonim institucional për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftim. Ministri kosovar i Rendit, Bajram Rexhepi ka deklaruar disa muaj më parë, se shumë shpejt do të nisi lëvizja me letërnjoftime, por kjo, sipas tij, do të ndodhë pasi që Kosova t’i lëshojë letërnjoftimet biometrike.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











