Kosova
VV i kundërpërgjigjet PDK-së për blerje votash
Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës se kanë blerë vota në Prizren.
Zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka kundërshtuar raportimet se një person me emrin Qamil Rexhepi është xhiruar duke blerë vota në Pozhoran.
Manxhuka ka thënë se ky është lajm i rremë.
Ai u ka bërë thirrje Policisë që ta sqarojë sa më parë këtë lajm, që sipas tij, po përhapen nga subjektet politike.
Nga ana tjetër, PDK-ja ka lëshuar një komunikatë para disa orëve, ku pretendonte se një aktivist i VV-së është kapur duke blerë vota në ambientet e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren.
PDK pretendon se aktivisti i VV-së e kishte fotografuar votën, por ai, sipas VV-së, ka qenë votues i PDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se është PDK-ja ajo që është kapur në flagrancë dhe po akuzon të tjerët.
Ky është postimi i tij i plotë
“Një tjetër lajm i rremë në media. Po thuhet se një Qamil Rexhepi është kryetar i pikës së LV në Pozharan, dhe është arrestuar. Por ne nuk kemi asnjë kryetar pike me emrin Qamil Rexhepi, madje asnjë anëtar me këtë emër.
I bëjmë thirrje edhe policisë të sqarojë sa më shpejt këto lajme të rrejshme që po përhapen nga subjektet politike humbëse në media të ndryshme. Këto lajme synim kanë të ndalin sadopak vërshimin e votave për ndryshim. Por nuk do të munden”.
https://streamable.com/4f9cd
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS Nga hija e këtyre punishteve të pavarura të Carouge-it në shkëlqimin e vitrinave ndërkombëtare, themeluesi i... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online Hotelet në Zvicër po përballen me presion në rritje për shkak të çmimeve më të ulëta... -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente -
Zvicra ndër vendet më të dobëta në Evropë në luftën kundër duhanit














